Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën Milot-Morinë, humb jetën 35-vjeçari, dy të tjerë të plagosur

Aksident në rrugën Milot-Morinë, humb jetën
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur për shkak të një aksidenti në rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ”.

Sipas policisë, ka humbur jetën shoferi i njëres prej dy mjeteve të përfshira në aksident.

 “Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volksëagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

 

Të fundit