Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, plagosen tre persona

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, plagosen

Një aksident u shënua mesditën e sotme në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford me targa AB 921 OF.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të fundit