Flash News

E-TJERA

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari niset me helikopter drejt
Foto ilustruese

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”.

Mësohet se një automjet tip “Citroen” me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi u përplas me një motor “Yamaha TMax” me targa CB876, që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç.

Paraprakisht behet me dije se drejtuesi i mjetit “Citroen” i ka prerë rrugën motorit, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Si pasojë, Gumeni ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Sarandës, për shkak të plagëve të marra, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Të fundit