Flash News

E-TJERA

Aksident në Sarandë–Skërficë, makina përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Sarandë–Skërficë, makina përmbyset

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Sarandë–Skërficë.

Një automjet tip 'Toyota" me drejtues shtetasin A.ZH 50 vjeç, u përmbys në mes të aksit rrugor, pasi drejtuesi humbi kontrollin mbi drejtimin.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Testi i alkoolit rezultoi negativ, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit si shkak të mundshëm të aksidentit.

Autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së kontrollit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë apo ndonjë defekti teknik të mjetit.

Të fundit