Flash News

E-TJERA

Aksident në Selanik, humb jetën gruaja nga Shkupi, plagosen tre vajza tjera

Aksident në Selanik, humb jetën gruaja nga Shkupi, plagosen tre vajza

Një aksidentnme vdekje ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën Egnatia të Veria – Selanik.

Ka qenë rreth orës 12, kur pak kilometra pas daljes së Niselio-s në drejtim të Selanikut janë përplasur dy automjete, me pasojë shumë të plagosur dhe fatkeqësisht një grua e vdekur.
Sipas informacioneve të veriotis.gr, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Verisë, një 27-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila aktualisht ndodhet në operacion dhe një 25- vjecare jashtë rrezikut për jetën, )tre femrat nga automjeti i parë) dhe një burrë 74 vjeç (drejtuesi i makinës së dytë), të cilët ka marrë plagë të lehta. Gjithashtu, një grua është intubuar nga ekipet e shpëtimit të EKAB-it në vendin e aksidentit dhe është transferuar menjëherë në Spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë.
Shpëtimi i grave kërkoi ndërhyrjen e Shërbimit Zjarrfikës, ku Zjarrfikëset me makinë prerëse prenë dyert e mjetit dhe i nxorrën.

Qarkullimi është ndërprerë derisa të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spital dhe automjetet janë zhvendosur në anë të rrugës. Policia Rrugore e Verisë po heton për shkaqet e aksidentit.

Të fundit