Flash News

E-TJERA

Aksident në Shijak, ‘Benz-i’ përplas motorin, plagosen 8 persona

Aksident në Shijak, ‘Benz-i’ përplas motorin, plagosen 8

Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i shënuar pak minuta më parë në Shijak.

Sipas policisë, një mjet tip Benz", është përplasur me një motomjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes  janë lënduar 8 persona që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes  janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.

Të fundit