Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër-Lezhë, “Porsche” del nga rruga, plagosen tre vajza

Aksident në Shkodër-Lezhë, “Porsche” del nga rruga,
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Mjeti tip “Porsche” i drejtuar nga R. P. 20 vjeç ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasgajeret, D. N. 20 vjeçe dhe një shtetase ukrainase I. K. 18 vjeçe.

“Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit