Flash News

E-TJERA

Aksident në Tepelenë, humb jetën 25-vjeçari me motor

Aksident në Tepelenë, humb jetën 25-vjeçari me motor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një 25-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti me motomjetin që drejtonte.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu me inicialet E. Q., dyshohet se humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua. Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Tepelenë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme (dje), në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Të fundit