Flash News

E-TJERA

Aksident në Tiranë/ I riu humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri 20-vjeçar

Aksident në Tiranë/ I riu humb kontrollin e mjetit, ndërron

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se një i ri ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri, A. K., 20 vjeç.

Në njoftimin zyrtar nuk jepen detaje për vendin apo orën kur ka ndodhur ngjarja.

“O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë Tiranë.

Të fundit