Flash News

E-TJERA

Aksident në Tiranë, makina përplas tre këmbësorë

Aksident në Tiranë, makina përplas tre këmbësorë
Foto Ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi te “Kodra e Diellit”.

Policia njofton se mjeti i drejtuar nga D. G 29 vjeçe ka përplasur tre këmbësorë B. H 60 vjeç, V. H 57 vjeçe dhe A. T 27 vjeçe, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit