Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin e policisë në Tiranë, dy efektivë në spital

Makina përplas motorin e policisë në Tiranë, dy

Një automjet dhe një motor i efektivëve të policisë janë aksidentuar pasditen e sotme ne Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima.

Policia bën me dije se nga përplasja janë dëmtuar efetikvët A. Ll dhe E. P.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit