Flash News

E-TJERA

Aksident në Tiranë, përplaset motoristi i kompanisë së “delivery” pranë “Pazarit të Ri”

Aksident në Tiranë, përplaset motoristi i kompanisë së

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën pranë “Pazarit të Ri” në Tiranë. Një automjet është përplasur me një motor të kompanisë “Wolt” që ofron shërbime shpërndarjeje.

Si pasojë e aksidentit, motoristi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit me ambulancë. Deri më tani nuk ka detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësitë për incidentin.

Të fundit