E-TJERA

Aksident në Tiranë, punonjësi i policisë përplas 55-vjeçarin me biçikletë

Aksident në Tiranë, punonjësi i policisë përplas

Një aksident është shënuar në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, ka qenë një makinë e drejtuar nga një punonjës policie, që ka përplasur një 55-vjeçar me biçikletë.

Për pasojë, ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital.

“Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit