Flash News

E-TJERA

Aksident në Tropojë, ndërron jetë shoferi, plagoset rëndë pasagjeri

Aksident në Tropojë, ndërron jetë shoferi, plagoset

Një aksident me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë.

34-vjeçari duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën. I plagosur rëndë ka mbetur një 38-vjeçar, pasgajer në mjet.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit