Flash News

E-TJERA

Aksident në tunelin e "Rrugës së Arbrit", dyshohet për disa të plagosur

Aksident në tunelin e "Rrugës së Arbrit", dyshohet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek ‘Ura e Vashës’.

Pamjet e publikuara tregojnë përplasjen e fortë mes 2 makinave, ndërsa dëshmitarët raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Në video shihet përplasja e dy mjeteve dhe radha e gjatë e makinave që është shkaktuar nga aksidenti. Aktualisht nuk dihen rrethanat e sakta dhe shkaqet që shkaktuan aksidentin.

Të fundit