E-TJERA

Aksident në Vlorë, automjeti përmbyset në rrugë, një i plagosur

Aksident në Vlorë, automjeti përmbyset në rrugë,

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Skrofotinë, Vlorë, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Të fundit