Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare

Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” të Vlorës. Një makinë tip Benz ka përplasur një motor në të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre 3-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime në krah, ndërsa bashkëshortja dhe vajza e vogël fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer dhe është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Vlorës për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Të fundit