Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, dyshohet për pesë të plagosur

Aksident në Vlorë, dyshohet për pesë të plagosur

Një aksident është regjistruar në fshatin Gjorm, në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, ku po japin ndihmën e parë të lënduarve dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit