Flash News

E-TJERA

Aksident në Vorë/ Makina del nga rruga, përfundojnë në spital tre persona

Aksident në Vorë/ Makina del nga rruga, përfundojnë në

Tre persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet L.B ka humbur drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Të fundit