Flash News

E-TJERA

Aksident pranë fshatit Karbunarë, "Ford-i" përplas për vdekje një të moshuar

Aksident pranë fshatit Karbunarë, "Ford-i" përplas

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë. Një automjet tip "Ford" ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është një grua rreth moshës 70-vjeç. Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se drejtuesi i "Ford-it", A.Z., ëshët shoqëruar në polici.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e viktimës.

“Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit