Flash News

E-TJERA

Aksident pranë një karburanti në Tiranë, i riu përplas me makinë tre adoleshentë

Aksident pranë një karburanti në Tiranë, i riu përplas
Foto ilustruese

Një aksident u shënua sot në zonën e Mulletit në Tiranë, ku një person përplasi me makinë tre të rinj të moshës 17 vjeç.

Sipas policisë, adoleshentët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit