Flash News

E-TJERA

Aksident pranë një pike karburanti në Gjirokastër, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Aksident pranë një pike karburanti në Gjirokastër, plagosen

tre makina u përfshinë në një aksident pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, pranë një pike karburanti.

Për pasojë, tre persona u plagosën, mes tyre edhe një i mitur.

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit