Flash News

E-TJERA

Aksident pranë Vlorës, makina bie në kanal, dy të plagosur

Aksident pranë Vlorës, makina bie në kanal, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Kuç–Vlorë, në afërsi të fshatit Gjorm, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i një Volkswageni me targa AB 173 GF, një 50-vjeçar me inicialet M.T., teksa udhëtonte së bashku me pasagjerin 33-vjeçar D.T., ka humbur kontrollin e mjetit në një segment të rrëshqitshëm, duke përfunduar në kanalin kullues anës rrugës.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca, e cila transportoi të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.

Të fundit