All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Aksident rrugor në Vrion–Krane, 49-vjeçari i plagosur rëndë, niset drejt Traumës

All - Paragraf - 1

Aksident rrugor në Vrion–Krane, 49-vjeçari i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në segmentin Vrion–Krane, në kthesën e Finiqit.

All - Paragraf - 3

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor. Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, një 49-vjeçar.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.

I plagosuri është transportuar fillimisht me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Sipas mjekëve, 49-vjeçari ka pësuar disa dëmtime, përfshirë edhe thyerje brinjësh, dhe pritet të transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar

Të fundit