Flash News

E-TJERA

Aksident te "Bishti i Zhurit"/ Makina përplaset me një motor, humb jetën një person

Aksident te "Bishti i Zhurit"/ Makina përplaset me një

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotën në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", afër Rrogozhinës.

Automjeti ka përplasur motorin me të cilin po lëvizte 66-vjeçari me iniciale S.G. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit