Flash News

E-TJERA

Aksident te “Pallati me Shigjeta”, humb jetën një 33-vjeçar

Aksident te “Pallati me Shigjeta”, humb jetën një

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesante në Tiranë. Policia bën me dije se në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Viktimë mbeti 33-vjeçari me iniciale E.R. Ndërsa automjeti drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale L. D. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit