Flash News

E-TJERA

Aksident te Ura e Kardhiqit, makina përplaset me ambulancën, 3 të plagosur

Aksident te Ura e Kardhiqit, makina përplaset me ambulancën, 3 të

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në aksin Gjirokastër–Sarandë te kryqëzimi i Urës së Kardhiqit.

Një veturë është përplasur me një autoambulancë e cila po transportonte një pacient drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona: shoferi i makinës, shoferi i autoambulancës dhe një familjar i pacientit që ndodhej në mjetin e emergjencës.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

Të fundit