Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Fushë-Prezë, humbin jetën 4 të rinj pas përplasjes me betonieren

Aksident tragjik në Fushë-Prezë, humbin jetën 4 të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në zonën e Fushë-Prezës, ku përplasja fatale mes një betonierje dhe një automjeti tip “Mercedes Benz” i ka marrë jetën katër të rinjve.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 23:50, kur një betoniere u përplas me automjetin ku udhëtonin të rinjtë. Përplasja e fuqishme shkaktoi shpërthimin e mjetit “Mercedes Benz” në flakë.

Policia rrugore dhe një njësi zjarrfikëse nga Kamza mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për të shpëtuar jetët e të rinjve.


Viktimat janë identifikuar si:

• E. L., 25 vjeç (shoferi i makinës)

• E. L., 20 vjeç (pasagjer)

• E. K., 24 vjeç (pasagjer)

• A. L., 22 vjeç (pasagjer)


Shoferi i betonieres, shtetasi A. K., 24 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes, duke braktisur mjetin. Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta shoqërojë atë në komisariat për të dhënë deklaratën e tij mbi ngjarjen.


Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë, ndërsa ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe familjarët e viktimave.

Të fundit