Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Greqi: Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagoset kunati i tij

Aksident tragjik në Greqi: Humb jetën 32-vjeçari shqiptar,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar. Viktima është identifikuar si Kosta Cerriku, ndërsa i plagosur ka mbetur kunati i tij, një 26-vjeçar.

Sipas mediave greke, dy të rinjtë po udhëtonin me automjetin e tyre kur humbën kontrollin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një mur. Pas aksidentit, Cerriku u dërgua me urgjencë në Spitalin e Messolongit, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Kosta Cerriku jetonte në Agrinio dhe punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar vetëm disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, me motrën e 26-vjeçarit të plagosur. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet greke po hetojnë shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Të fundit