Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një aksident fatal i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Venedikut i ka marrë jetën 21-vjeçarit shqiptar, Rilind Thaqi, nga Malisheva.

I riu po kthehej nga Jesolo kur vetura e tipit BMW, që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë, pikërisht në anën ku ndodhej pasagjeri, Rilindi.

Sipas gazetës italiane “Corriere del Vento,” Rilindi ndërroi jetë në vendin e aksidentit, ndërsa për drejtuesin e mjetit, i cili pësoi lëndime, u dha ndihma mjekësore dhe u shtrua në spital gjatë natës. Mëngjesin e sotëm ai ka dalë nga spitali.

Tragjedia rëndohet edhe më shumë pasi Rilind Thaqi, i cili kishte një vit pa u takuar me familjen, pritej të kthehej së shpejti në Malishevë për të qenë pranë të afërmve.

Lajmi i hidhur i vdekjes së tij u konfirmua për familjen dhe komunitetin, të cilët janë tronditur nga ky aksident tragjik.

Të fundit