Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Itali: Humb jetën 51-vjeçari shqiptar, punonte në kantier me të birin

Aksident tragjik në Itali: Humb jetën 51-vjeçari shqiptar,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në një kantier ndërtimi në Itali, ku ka humbur jetën shqiptari Fatmir Isufi, 51 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se Isufi humbi jetën pasi një vinç i ra sipër gjatë punës. Në të njëjtin kantier punonte edhe djali i tij, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime fizike, por është transportuar në spital në gjendje shoku.

“Një aksident dramatik, një tragjedi e tmerrshme që lë pa fjalë dhe kërkon reflektim për një punë që duhet të jetë gjithmonë e sigurt për të gjithë”, ka qenë komenti pas aksidentit nga kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit të rëndë.

Të fundit