Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. E. H., 62 vjeç, i cili është përplasur nga një makinë në autostradën A7, pranë Castelnuovo Scrivianë

Raportohet se shqiptari ishte punonjës i Mirëmbajtjes së Autostradave dhe jetonte në Tortona, në provincën e Alessandria. Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.

Të parët që u përpoqën për të ndihmuar 62-vjeçarin ishin kolegët e tij, por për fatin e tij të keq, me gjithë përpjekjet e punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje pak më vonë, nuk mund të bëhej asgjë.

Hetimet që i janë besuar policisë rrugore tashmë do të duhet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.

Të fundit