Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima është raportuar në Vignola, Itali. Një automjet tip Citroen C3, me të cilin po udhëtonin pesë të rinj, ka dalë nga rruga, është përmbysur disa herë dhe më pas është përplasur me një mur të një shtëpie.

Si pasojë, kanë humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar, Idris Kreshpaj, dhe një 24-vjeçar maroken, Rida Sidrine. Ndërkohë, dy të rinj të tjerë që ndodheshin në makinë, një 17-vjeçar dhe një 23-vjeçar, janë plagosur dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve të para, në ngjarje nuk janë përfshirë automjete të tjera. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e tragjedisë.

Të fundit