Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Itali, përplaset për vdekje shqiptarja

Aksident tragjik në Itali, përplaset për vdekje shqiptarja

Një 56-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fano, në provincën e Pesaros në Itali.

Mediat italiane raportojne se e ndjera është përplasur nga një automjet tip “Smart” që drejtohej nga një 35-vjeçare, po ashtu banuese në Fano. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Via VI Strada në Bellocchi, rreth orës 23:15 të së mërkurës.

Gruaja shqiptare ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë para përplasjes. 35-vjeçarja që drejtonte “Smartin” duket se nuk ka arritur të ndalojë në kohë mjetin, duke e përplasur 56-vjeçaren. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë shqiptarja ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Të fundit