Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në minierën e Katjelit në Prrenjas, humb jetën minatori 58-vjeçar

Aksident tragjik në minierën e Katjelit në Prrenjas, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku ka humbur jetën një minator. Ngjarja tragjike është regjistruar gjatë orëve të punës, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Viktima është identifikuar si Syrja Bego, 58 vjeç, banor i zonës dhe punëtor me përvojë në sektorin minerar. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe kolegët e viktimës, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të japin sqarime mbi masat e sigurisë në minierë.

Ky është një tjetër rast që ngre shqetësime për kushtet e punës dhe sigurinë në sektorin minerar në vend, ku aksidentet fatale vijojnë të jenë të shpeshta.

Të fundit