Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Peqin, humb jetën një fëmijë 10-vjeçar në fshatin Pajovë

Aksident tragjik në Peqin, humb jetën një fëmijë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të enjte në fshatin Pajovë të Peqinit, ku ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete u përplasën në rrugë, duke shkaktuar daljen nga rruga të njërës prej makinave, e cila përplasi të miturin fatkeq.

Policia ka shoqëruar në komisariat të dy drejtuesit e mjeteve, Dorian dhe Mikel Petriti, për t’i marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Të fundit