Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën në Spitalin e Traumës efektivi i policisë Veli Gjura

Aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën në Spitalin e

Një ngjarje e rëndë ka përfunduar me humbjen e jetës për efektivin e policisë Veli Gjura, i cili ndërroi jetë këtë të diel në Spitalin e Traumës, disa ditë pas një aksidenti të rëndë në qytetin e Peshkopisë.

Ngjarja ndodhi teksa Gjura po ecte në trotuar dhe u përplas nga një automjet tip “Golf”, që doli nga rruga. Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të konsumit të alkoolit.

Pas përplasjes me efektivin, automjeti u përplas edhe me një dyqan pranë rrugës. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe e ka shoqëruar në komisariat, ku ndaj tij po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ngjarja ka tronditur qytetin e Peshkopisë dhe radhët e Policisë së Shtetit, ku efektivi Gjura shërbente prej vitesh.

Të fundit