Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Sarandë, humb jetën këmbësori 72-vjeçar

Aksident tragjik në Sarandë, humb jetën këmbësori

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërficës, ku një 63-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur një këmbësor dhe një automjet tjetër.

Këmbësori, 72-vjeçari Luan Xhuvani, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit