Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Unazën e Madhe, humb jetën 38-vjeçari me motor

Aksident tragjik në Unazën e Madhe, humb jetën 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në Unazën e Madhe të Tiranës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet.

Viktima, i identifikuar si Olton Xhambeu, po lëvizte me motorin e tij kur u përfshi në aksidentin fatal. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 38-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të marra.

"Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit