Flash News

E-TJERA

Aksident zinxhir në aksin Lushnjë–Fier, përplasen tre automjete

Aksident zinxhir në aksin Lushnjë–Fier, përplasen tre

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në aksin Lushnjë–Fier, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy mjete të markës Audi dhe një automjet Benz.

Si pasojë e përplasjes, mjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat po menaxhojnë trafikun e rënduar dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.

Dy autoambulanca u nisën drejt vendit të aksidentit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona me lëndime serioze. Pas verifikimeve, ambulancat janë larguar pa transportuar të dëmtuar.

Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa qarkullimi në këtë segment është rënduar ndjeshëm. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë pastruar rrugën nga mbetjet e automjeteve dhe vaji i derdhur, për të shmangur rrezikun e aksidenteve të tjera.

Të fundit