Flash News

E-TJERA

Aksidentet nga shpejtësia, Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Zero tolerancë për shkelësit

Aksidentet nga shpejtësia, Ardi Veliu zbret në terren në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zbritur në terren në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të inspektuar funksionimin e radarëve. Kjo lëvizje e Veliut vjen pas aksidenteve të shumta që kanë ndodhur ditët e fundit në vendin tonë.

Ai iu ka kërkuar punonjësve të policisë që të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Veliu bëri me dije se brenda pak ditësh, Policia Rrugore do të ketë edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të tjera për të kontrolluar drejtuesit e automjeteve që ecin me shpejtësi apo që shekin rregulla të tjera të qarkullimit.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se gjatë inspektimit te mbikalimi në segmentin Sauk-Teg, Veliu ka parë nga afër disa shkelje të drejtuesëve që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.

Të fundit