Flash News

E-TJERA

Aksidentet, Gonxhe kritikon gratë: Janë tërë kohën duke u lyer dhe me telefon në dorë. Flet për të rinjtë me makina luksoze

Aksidentet, Gonxhe kritikon gratë: Janë tërë kohën duke
Blendi Gonxhe

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka folur aksidentet e fundit në vend dhe shkaktarët e tyre. Ai tha se krahësuar me vitet e kaluara numri i aksidenteve është ulur.

I pyetur se si shpjegohet fakti që pjesa dërrmuese e aksidenteve me pasoja të rënda kanë autorë moshat e reja me makina luksoze, Gonxhe tha për “Log.” se ky konstatim nuk është i mbështetur në statistika.

“Perceptimi juaj, të dyja nuk janë të mbështetur në statistika. Në të gjitha parametrat deri në 24 vjeç apo 44 vjeç apo 60 vjeç, jemi më mirë se në vitin 2018, nuk po shkoj më larg.

Unë ju garantoj që perceptimi, është i drejtë ta kemi shqetësimin, por nuk qëndron. Mund të flasim për, të rinj dhe makina të fuqishme, ku na çon ky binom? Por nuk ka statistika që janë makina luksoze dhe bëjnë aksidente”, tha Gonxhe.

Ky i fundit kritikoi vajzat dhe gratë në makinë, duke thënë se kanë një siguri të tepërt. Ai u shpreh se i shikon në makinë duke përdorur telefonin ose duke u lyer.

“Vetësiguria fillon në atë 10 vjeçarin e parë, fillohet pihet, mbahet celulari, shoh, ka edhe zonja, vajza të nderuara që janë tërë kohën duke u lyer, me telefon në dorë.

Është gati edhe arrogancë, pasi makinat e reja janë me Bluetooth dhe nuk ka nevojë më për celular në dorë. Pasi mund t’i lidhim me Bluetooth, por në përgjithësi për fat të keq femrat e bëjnë shumë këtë gjë”, tha ai. 

Të fundit