Flash News

E-TJERA

Aksidentet në punë, 5 viktima brenda muajit, asnjë reagim nga autoritetet

Aksidentet në punë, 5 viktima brenda muajit, asnjë reagim nga

5 punonjës kanë humbur jetën në muajin Maj në vendin e punës.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Në 9 Maj  në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Sot, një 28-vjeçar në Tiranë humbi jetën pasi ra nga lartësia.

Në të gjitha rastet dyshohet se shkak është mungesa e kushteve të punës. Nga autoritetet deri tani nuk ka asnjë reagim mbi jetët e humbura nga aksidentet në punë.

Të vetmit që kanë dalë para përgjegjësisë janë drejtuesit teknik.

Të fundit