Flash News

E-TJERA

Aksidentet rrugore/ Problem mbetet sjellja e shoferëve, dy qarqet me numrin më të lartë

Aksidentet rrugore/ Problem mbetet sjellja e shoferëve, dy qarqet me numrin

Qershori ka regjistruar rënie të numrit të aksidenteve, krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave raporton për 98 aksidente rrugore.

Ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 141, 14 prej të cilëve humbën jetën. Aksidentet rrugore, në 90,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Dy qarqet me numrin më të lartë të aksidenteve në qershor janë Tirana dhe Lezha, përkatësisht me 38 dhe 21 aksidente.

Aksidentet rrugore/ Problem mbetet sjellja e shoferëve, dy qarqet me numrin

Sa i përket periudhës janar-qershor, numërohen 581 aksidente rrugore nga 671 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Të fundit