Flash News

E-TJERA

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 6-vjeçarja shqiptare

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 6-vjeçarja

Ka humbur jetën ditën e sotme 6 vjeçarja shqiptare, Leila Kurti, e cila u aksidentua më 14 qershor në Itali.

Prej 18 ditësh e mitura ishte e shtruar në reanimacionin e spitalit të Bolonjës, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 6-vjeçarja

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit.

 Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Të fundit