Flash News

E-TJERA

Aksidenti i rëndë te Tuneli i Murrizit, makina ndahet në dy pjesë, tre të lënduar plagosur

Aksidenti i rëndë te Tuneli i Murrizit, makina ndahet në dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parënë afëri të Tunelit të Murrizit.

Një automjet është përplasur me një trajler. Siç duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti është ndarë në dy pjesë.

Nga aksidenti janë plagosur 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer. Raportohet se 2 prej te plagosurve janë gjendje të rëndë.

"Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Të fundit