Flash News

E-TJERA

Aksidenti i shumëfishtë në Vlorë/ Rëndohet bilanci, humb jetën 20-vjeçari

Aksidenti i shumëfishtë në Vlorë/ Rëndohet bilanci,
Foto ilustruese

Është rënduar bilanci nga aksidenti që ndodhi dje në autostradën Vlorë-Fier. Një nga pasagjerët që mbeti i plagosur ka ndërruar jetë sot në spital.

Viktima Flori Duraj ishte 20 vjeç, njofton policia.

Ndërkohë dje humbi jetën në vend 18-vjeçari Ermir Tare. Të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç, si dhe shtetasi Q.D. Ky i fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi pasi një prej drejtuesëve që shkaktoi aksidentin e shumëfishtë ishte në gjendje të dehur.

 

Të fundit