Flash News

E-TJERA

Aksidenti i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç, humb jetën i plagosuri

Aksidenti i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç,

Një aksident i trefishtë ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe një motor. Drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.

“Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

 

Të fundit