Flash News

E-TJERA

Aksidenti i turistëve shqiptarë në Itali, reagon Ministria e Jashtme

Aksidenti i turistëve shqiptarë në Itali, reagon Ministria e

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania njofton se nga 16 persona që kanë mbetur të plagosur, askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Reagimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Të fundit