Flash News

E-TJERA

Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 19-vjeçari

Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 19-vjeçarin me iniciale D. D., i cili shkaktoi ditën e shtunë aksidentin në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë vdekjen e pasagjerit që udhëtonte me të në makinë.

Po ashtu, mbetën të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri tjetër E. Sh., 19 vjeç.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftim.

Të fundit